Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 137-140
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 51: Çka i këshillon nxënësit fillestarë?
Përgjigje: I këshilloj nxënësit fillestarë që të studiojnë tek dijetarët1 e njohur për besimin, dijen dhe sinqeritetin e tyre të besueshëm. Unë gjithashtu i këshilloj ata që të fillojnë me libra të shkurtra, t’i mësojnë përmendësh ato dhe gradualisht të mësojnë shpjegimet e tyre. Kjo vlen mbi të gjitha për librat nga planprogrami shkollorë në kolegje dhe fakultete. Në to ka planprograme shkencore të cilat studenti i mëson gradualisht dhe kjo është shumë mirë.
Nëse studenti nuk ka mundësinë të mësojë në shkollat e rregullta ai duhet të shkojë tek dijetarët në xhami dhe të studioj fikh, gramatikë, besim dhe gjëra tjera.
Në lidhje me atë që rinia e sotme veprojnë kur ata lexojnë libra të mëdha apo blejnë libra rrinë në shtëpi dhe i lexojnë ato kjo është e papërshtatshme. Nuk ka studim në këtë mënyrë, ky është mashtrim. Kjo është ajo që ka bërë që disa njerëz të flasin për Allahun pa dije, sepse ata nuk kanë një bazë të dijes. Është e domosdoshme ulja me dijetarët në mësimet e tyre dhe të përballosh sfidat dhe të durosh.
1 Këtu është e rëndësishme për të përcaktuar kuptimin e saktë se çka do të thotë dijetarë. Për shkak se shumë nuk e dinë këtë, atëherë njerëz të paautorizuar përvidhen në mesin e dijetarëve. Si rezultat I kësaj është shkaktuar një kaos akademik, shija e hidhur e të cilit mund të ndihet tani. Shumica e njerëzve të thjeshtë sot në përgjithësi dhe studentët në veçanti besojnë se menjëherë kur dikush shkruan një libër, publikon një dorëshkrim, predikon ose e jep një ligjëratë, ai është dijetarë. Fare pak njerëz sot meritojnë të quhen dijetarët. Dijetari ka cilësi që pak njerëz i kanë sot që asocijohen me dijen dhe që i përmbushin ato. Nuk është predikuesi dhe ligjëruesi elokuent dhe retorik dijetarë. As ai që shkruan një libër, redakton një studim apo një dorëshkrim dhe pastaj e boton atë. Shumë të rinj nga masa e gjerë mendojnë se vetëm këto e karakterizojnë një dijetar.
Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ne jemi sprovuar me njerëz injorantë që besojnë se individët e kohës së mëvonshme që flasin shumë janë më të ditur se sa brezat e mëparshëm. Disa besojnë se ai që shkruan dhe flet shumë është më i ditur se të gjithë sahabët dhe ata që erdhën pas tyre.”
Ai gjithashtu ka thënë:
“Shumë njerëz të më vonshëm janë sprovuar me këtë. Ata mendojnë se ai që flet dhe debaton shumë për çështjet fetare është më i ditur se sa ata që nuk janë të tillë.”
Kështu ishte në kohën e Ibn Rexhebit (Allahu e mëshiroftë). Çka kishte thënë ai nëse ai kishte parë se si imituesit sot mbushin kaseta dhe libra me fjalët e tyre? Njerëzit mashtrohen nga ajo se ata paraqesin kaseta të reja çdo javë dhe shkruajnë libra të reja çdo muaj. Si rezultat ata mendojnë se ata janë dijetarë.
Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ti duhet të dish se vetëm për shkak se një person flet shumë kjo nuk do të thotë se ai është më i ditur se personi i cili nuk është i tillë.” (Bejan Fadhl Ilm-is-Selef ala ilm-ul-Khalaf, fq. 38-40).
Ajo që i dallon dijetarët e sotëm është mosha. Duhet të jetë kusht që dija të merret nga dijetarët e mëdhenj dhe sidomos sot. Dijetari i moshuar ka njohuri më të thellë, mendje më të pjekur, mbrojtje më të fortë kundër epshit dhe më shumë.
Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:
“Njerëzit do të jenë në gjendje të mirë përderisa marrin dijen nga dijetarët e tyre të mëdhenj dhe të besueshëm. Kur ata e marrin dijen nga të vegjlit e tyre dhe të këqijtë ata shkatërrohen.”
El-Khatib el-Baghdadi (Allahu e mëshiroftë) ka transmetuar se Ibn Kutejbeh (Allahu e mëshiroftë) është pyetur për domethënien e transmetimit të Ibn Mesudit për të cilën ai u përgjigj:
“Ata do të jenë në gjendje të mirë përderisa dijetarët e tyre janë të moshuarit dhe nuk janë të rinjtë.”
Pastaj ai shpjegoi interpretimin e tij, duke thënë:
“I moshuari ka humbur kënaqësinë e rinisë, vrazhdësinë, nxitimin dhe mendjelehtësinë dhe në vend të kësaj ka fituar përvojë dhe pjekuri. Diturisë së tij nuk i hyjnë dyshimet. Ai nuk dominohet nga epshet. Atë nuk e tërheq lakmia. Ai nuk bie pre e shejtanit ashtu sikurse të rinjtë. Me moshën vjen madhështia, dinjiteti dhe fisnikëria. I riu mund të bie në gjitha ato nga të cilat i moshuari është i mbrojtur. Kur ai e bën këtë dhe jep fetva, ai shkatërrohet dhe shkakton shkatërrimin e të tjerëve.” (Nasihatu Ehl-ul-Hadith, fq. 7).
Në librin “Xhami Bejan-ul-Ilm ue Fadhlih” Ibn Abdil-Berr ka sjellë një kapitull të tërë se kush meriton të quhet dijetar dhe i ditur dhe cilëve dijetarë ju lejohet të japin fetva. Lere personin që synon dijen dhe të vërtetën ti referohet këtij kapitulli, sepse është i rëndësishëm – dhe Allahu e di më mirë.”