Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

53.A është e detyrueshme për të paralajmëruar kundër metodologjive që janë të ndryshme me metodologjinë Selefite?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 144-145

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 53: A është e detyrueshme për të paralajmëruar kundër metodologjive që janë të ndryshme me metodologjinë Selefite?

Përgjigje: Po. Ne jemi të detyruar që të paralajmërojmë kundër metodologjive që janë të ndryshme nga metodologjia Selefite1. Kjo i përket sinqeritetit ndaj Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësve muslimanë dhe masës së gjerë të tyre.

Ne duhet të paralajmërojmë kundër të këqinjve. Ne duhet të paralajmërojmë kundër metodologjive që janë ndryshe nga metodologjia Islame. Ne duhet t’ua qartësojmë njerëzve se këto çështje janë të dëmshme. Ne duhet t’u bëjmë thirrje atyre që t’i përmbahen Kuranit dhe sunnetit. Kjo është e detyrueshme.

Por kjo duhet të bëhet nga dijetarët. Janë ata që janë të obliguar që ta trajtojnë këtë temë dhe me lejen e Allahut të sqarojnë në mënyrë të përshtatshme, të ligjësuar dhe të suksesshme.


1 Kjo është metodologjia e selefëve. Ata (Allahu I mëshiroftë) ishin të ashpër kur paralajmëronin kundër metodologjive që kundërshtojnë Kuranin dhe sunnetin. Ata edhe i sulmuan ata që i lavdëruan ato ose librat e tyre.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Është e detyrueshme për t’i ndëshkuar të gjithë ata që asocijohen me ta, i mbrojnë ata, i lavdërojnë ata, ngrisin lart librat e tyre, urrejnë të folurit kundër tyre apo i justifikojnë ata dhe thonë se kuptimi i fjalës së tyre është i panjohur, apo thonë se ai ka shkruar këtë libër, apo justifikime të ngjashme që rrjedhin vetëm nga një person injorant apo hipokrit. Çdo njëri që e di gjendjen e tyre duhet t’i qortojë ata. Është një nga obligimet më të mëdha kundërshtimi i këtyre njerëzve.” (Mexhmu-ul-Fataua (2/132)).

Shpërndaje: