Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

51.Nuk duhet të përmenden mëkatet e të vdekurit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Aishah -radijAllahu anha- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“”Mos i fyeni të vdekurit. Vërtet, ata kanë arritur rezultatin e asaj që kanë vepruar.”

Transmeton Ahmedi, Nesai dhe Bukhari (1393).

Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos i fyeni të vdekurit tanë në mënyrë që të mos shqetësoni të gjallët tanë.”

Transmeton Ahmedi dhe Nesai (4775).

Shërbëtori i të dërguarit të Allahut ﷺ Ebu Rafi Eslem tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Ai që e pastron një kufomë dhe e fsheh këtë, Allahu e fal atë 40 herë.”

Transmeton Hakimi, dhe ai tha:

“Haidthi është autentik sipas kushteve të Muslimit.” As Bukhari dhe as Muslimi nuk e kanë transmetuar këtë hadith.

Ibn-us-Simak ka thënë: “Shpata jote e vetme është ajo që ke në gojën tënde. Me të ha çdo gjë që është e hidhur. Ti ke shqetësuar të tjerët në të gjitha fazat dhe tani po iu vërsulesh atyre që janë varrosur. Fytyrat e të varrosurve u janë nënshtruar sprovave e ti qëndron këtu dhe i nxjerrë nga varri. I vdekuri nxjerrët nga varri kur kritikohet. Ti nuk duhet të flasësh keq për vëllain tënd për shkak të tre arsyeve.

E para është se ti ndoshta e kritikon atë për diçka që ti vetë e posedon.

E dyta se ti ndoshta e kritikon atë për diçka nga e cila Allahu të ka shpëtuar ty. A kështu e falënderon Atë që të ka shpëtuar ty? A nuk ke dëgjuar se është thënë se ti duhet të falësh vëllain tënd dhe ta bësh hamd Allahun që të ka shpëtuar?”

Shpërndaje: