Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dhe ndërmjetësimi nuk ndodhë vetëm se pas lejës së Allahut.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
”Kush është ai që ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tj?” 2:225
Askush nuk ndërmjetëson për dikë pa lejen e Allahut.
Ai (azze ue xhel) ka thënë:
”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” 21:28
Ai nuk kënaqet për ndonjë gjë tjetër përveç Teuhidit.
Ai (azze ue xhel) ka thënë:
”E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet.” 3:85
Shpjegimi
Autori (rahimehullah) ka sqaruar se ndërmjetësimi ka dy kushte:
E para: Lejen nga Allahu.
Ai (te ala) ka thënë:
”Kush është ai që ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tj?” 2:225
E dyta: Që Allahu (azze ue xhel) të jetë i kënaqur me ndërmjetësuesin dhe për atë që bëhet ndërmjetësim.
Ai (te ala) ka thënë:
“Atë Ditë asnjë ndërmjetësim nuk do të vlejë veçse për atë, për të cilin i Gjithëmëshirshmi (Allah) ka dhënë leje dhe fjala e të cilit është pranuar prej Tij.” 20:109
”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqur.” 21:28
Është e njohur përgjithësisht se Allahu kënaqet vetëm nga Teuhidi. Është e pamundur që Ai të kënaqet nga mosbesimi.
Ai (te ala) ka thënë:
“Nëse nuk besoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndërsa Ai nuk do për robërit e Tij mosbesimin dhe mosmirënjohjen, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.” 39:7
Nëse Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin, Ai nuk do të lejojë që të ndërmjetësohet për kafirin.