Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebul-Khatab [El-Kaluadhani El-Hanbeli] ka thënë: “Është i urryer tubimi i njerëzve për ngushëllime.”
Ibn Akil ka thënë: “Tubimet pas rastit të vdekjes janë të urryera. Ato vetëm se nxisin pikëllim.”
Imam Ahmedi -rahimullah- ka thënë: “Tubimet për ngushëllime tek varret janë të urryera. Përjashtimi i vetëm është personi që i shpreh ngushëllime dikujt, ky mund ta bëjë këtë para ose pas varrimit.”
Ahmedi gjithashtu tha: “Nëse dëshiron mund t’i flasësh për dore personit të goditur me fatkeqësi dhe t’ia shprehësh ngushëllimet, nëse nuk do, nuk e bën këtë. Nëse sheh të goditurin me fatkeqësi duke grisur rrobat e tij, nuk duhet t’ia shprehësh ngushëllimet atij. Nuk duhet të braktisësh të vërtetën për të kotën. Përveç kësaj është mirë nëse e ndalon nga ky veprim.”
Nëse tubimi bëhet me qëllim që të goditurin me fatkeqësi ta përkujtojnë që të durojë dhe të pajtohet me atë që ka ndodhur dhe e gjithë kjo e bën atë të ndiej ngushëllim dhe kurajë kur e përkujtojnë me anë të ajeteve që flasin për durim dhe pajtim, atëherë ky tubim është në rregull. Megjithatë, ngushëllimet janë një sunnet nga i dërguari i Allahut ﷺ. Tubimi i cili nuk lejohet është ai që ndodh sot kur njerëzit ulen në mënyrën që është e njohur sot dhe lexojnë Kuran dhe kjo zakonisht ndodh tek varrezat, në shtëpinë e të vdekurit ose në një vend tubimi. Ky është një bidat që selefët e urrenin edhe pse ngushëllon të goditurit me fatkeqësi dhe i bën që të harrojnë pikëllimin, dhe Allahu e di më së miri.