Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa nga pasuesit e medhhebit tanë Hanbeli dhe dijetarë të tjerë thonë në shumicën e librave të tyre se është në rregull që personi i cili është goditur me fatkeqësi të vendos ndonjë stof mbi kokën e tij që tregon pikëllimin e tij. Disa nga pasuesit e medhhebit tanë në Kuds varin një xhufkë pa e pasur atë si zakon. Argumenti i tyre është se ngushëllimet janë sunnet dhe se kjo ua lehtëson njerëzve të goditur me fatkeqësi.
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh e qortoi këtë veprim dhe tha: “Nuk ka dyshim që selefët nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. Kjo nuk është transmetuar nga sahabët apo nga pasuesit e tyre.”
Do të vijnë -nëse dëshiron Allahu- transmetime theksuese që forcojnë këtë mendim. Is’hak bin Rahojah e urrente të braktisen rrobat e zakonshme gjatë periudhës së pikëllimit dhe Allahu e di më mirë.