Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Dhikri në ruku, pas rukusë, në sexhde dhe mes dy sexhdeve

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

68 – Hudhejfeh (radijAllahu) anhu thotë se e dëgjoi profetin duke thënë në ruku:

سُبْحَانَ رَبِّيَ الْعَظِيمِ

I dëlirë nga të metat është Zoti im, i Madhërishmi! Tre herë.

Ndërsa kur bëri sexhden, tha:

سُبْحَانَ رَبِّيَ الْأَعْلَى 

“I dëlirë nga të metat është Zoti im, më i Larti.” Tre herë.”

Transmetojnë të katërt. Hadithi është autentik përmes rrugëve të tjera.

69 – Në hadithin e Aliut (radijAllahu anhu) i cili tregon për namazin e të dërguarit të Allahut ﷺ.

Kur ai bëri rukunë, tha:

اللَّهُمَّ لَكَ رَكَعْتُ، وَبِكَ آمَنْتُ، وَلَكَ أَسْلَمْتُ، خَشَعَ لَكَ سَمْعِي، وَبَصَرِي، وَمُخِّي، وَعَظْمِي، وَعَصَبِي

اللهم لك ركعت, و بك آمنت, و لك أسلمت, خشع لك سمعي, و بصري, و مخي, و عظمي, و عصبي

“O Allahu im! Për Ty përulem, Ty të kam besuar, Ty të jam nënshtruar. Vetëm Ty të bindet dëgjimi im, shikimi im, mendja ime, eshtrat e mia dhe tërë ato që mbajnë këmbët e mia.”

Ndërsa kur e ngriti kokën nga rukuja, tha:

سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ، مِلْءَ السَّمَاوَاتِ وَمِلْءَ الْأَرْضِ، وَمِلْءَ مَا بَيْنَهُمَا، وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْدُ

“Allahu e dëgjon atë që falënderon Atë. Zoti ynë, Ty të takon falënderimi, (falënderim) që e mbush qiellin, tokën dhe atë që është në mes tyre, si dhe çdo gjë tjetër që Ti dëshiron.”

Dhe kur bëri sexhde, tha:

اللَّهُمَّ لَكَ سَجَدْتُ وَبِكَ آَمَنْتُ وَلَكَ أَسْلَمْتُ سَجَدَ وَجْهِي لِلَّذِي خَلَقَهُ وَصَوَّرَهُ وَشَقَّ سَمْعَهُ وَبَصَرَهُ تَبَارَكَ الله أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ

“O Allahu im! Për Ty përulem, Ty të kam besuar, Ty të jam nënshtruar. Fytyra ime i bën sexhde vetëm Atij që e ka krijuar atë, Atij që ka dhënë dëgjimin dhe shikimin. I Madhërishëm është Allahu, Krijuesi më i Mirë.”

Transmeton Muslimi.

70 – Aishah (radijAllahu anha) tregoi se i dërguari i Allahut shpeshherë në ruku dhe në sexhde, thoshte:

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي

“I dëlirë nga të metat je Ti o Allah. Zoti ynë, Ty të takon falënderimi. O Allah, më fal mua!”

Duke punuar sipas porosisë së Kuranit.”

Ajo e kishte për qëllim fjalën e Allahut (te ala):

“Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.” En-Nasr, 110:2

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

71 – Aishah (radijAllahu anha) tha se i dërguari i Allahut në ruku dhe në sexhde e kishte zakon të thoshte:

سُبُّوحٌ قُدُّوسٌ، رَبُّ الْمَلَائِكَةِ وَالرُّوحِ

“I dëlirë nga të metat dhe i pastër është Zoti i engjëjve dhe i shpirtit (Xhibrilit)!”

Transmeton Muslimi.

72 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

ألا و إني نهيت أن أقرأ القرآن راكعا أو ساجدا، فأما الركوع، فعظموا فيه الرب، و أما السجود، فاجتهدوا في الدعاء، فقمن أن يستجاب لكم

“Me të vërtetë më është ndaluar që të lexoj Kuran në ruku apo në sexhde. Në ruku madhërojeni Zotin; ndërsa në sexhde përpiquni në lutje sepse ka shumë gjasa që do t’ju përgjigjet.”

Transmeton Muslimi.

73 – Auf bin Maliku (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një natë unë  qëndrova duke u falur me të dërguarin e Allahut , ndërsa ai lexonte suren el-Bekare.

Nuk kalonte në ndonjë ajet që kishte të bëjë me mëshirën veçse ndalej aty dhe lutej që Allahu ta mëshirojë.

Dhe ai nuk kalonte në ndonjë ajet që kishte të bëjë me dënimin veçse ndalej aty dhe kërkonte mbrojtjen e Allahut nga dënimi i Tij.

Pastaj ai qëndroi në ruku aq kohë sa qëndroi në këmbë. Dhe, në ruku tha:

سُبْحَانَ ذِي الْجَبَرُوتِ وَالْمَلَكُوتِ، وَالْكِبْرِيَاءِ وَالْعَظَمَةِ

“I dëlirë nga të metat është Poseduesi i fuqisë dhe sundimit, kryelartësisë dhe madhërisë.”

Të njëjtën gjë e tha edhe në sexhde.”

Transmeton Ebu Daudi dhe Nesai.

74 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut e kishte zakon të thoshte kur ngrihej nga rukuja:

سَمعَ الله لِمنْ حَمِدَه

“Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë.”

Pastaj duke qëndruar në këmbë (pas ngritjes nga rukuja) thoshte:

رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ

“Zoti ynë, vetëm Ty të takon falënderimi.”

Ndërsa në një tjetër transmetim thuhet:

رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ

“Zoti ynë, Ty të takon falënderimi.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

75 – Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut e kishte zakon të thoshte kur e ngriste kokën nga rukuja:

اللَّهُمَّ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ، مِلْءَ السَّمَاوَاتِ وَمِلْءَ الْأَرْضِ، وَمِلْءَ مَا بَيْنَهُمَا، وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْدُ. أَهْلَ الثَّنَاءِ وَالْمَجْدِ، أَحَقُّ مَا قَالَ الْعَبْدُ، وَكُلُّنَا لَكَ عَبْدٌ. اللَّهُمَّ لَا مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ، وَلَا مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ، وَلَا يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَدُّ

“O Allah, Zoti ynë! Ty të takon falënderimi, falënderim që mbush qiellin, tokën, dhe çdo gjë që është në mes tyre, si dhe çdo gjë tjetër që Ti dëshiron. Ti je Pronar i Lavdisë dhe Madhështisë edhe më të madhe sesa robi Yt thotë për Ty, dhe të gjithë ne jemi robërit e Tu. O Allah! Askush nuk mund të ndalojë atë që Ti e jep dhe askush nuk mund të japë atë që Ti e ke ndaluar (penguar). Dhe nuk i sjell dobi të pasurit pasuria e vet,sepse ajo është prej Teje.”

Transmeton Muslimi.

76 – Rifa’ah bin Rafi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Një ditë prej ditëve u falëm së bashku me profetin ﷺ dhe pasi ai e ngriti kokën nga rukuja, tha:

سَمعَ الله لِمنْ حَمِدَه

“Allahu e dëgjon atë që falënderon Atë.”

Një njeri i cili ishte në saf prapa tij tha:

رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ، حَمْداً كَثِيراً طَيِّبَاً مُبَارَكاً فِيهِ

“Zoti ynë! Ty të takon falënderimi, falënderim i shumtë i cili është përplot mirësi dhe bekim!”

Pasi përfundoi namazi, i dërguari i Allahut tha: “Kush ishte ai i cili e tha këtë”

Një nga të pranishmit tha: “Unë.”

Pastaj ai i tha atij: “Unë pashë tridhjetë e ca engjëj që garonin se cili të shkruante i pari.”

Transmeton Bukhari.

77 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Robi është më së afërti me Zotin e tij gjatë sexhdes, andaj shpeshtojini lutjet!”

78 – Ai tregoi gjithashtu se kur i dërguari i Allahut bënte sexhden, thoshte:

اللهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي كُلَّهُ دِقَّهُ وَجِلَّهُ وأَوَّلهُ وآخِرَهُ وَعَلانِيَتَهُ وَسِرَّهُ

“O Allah! Më fal të gjitha mëkatet: të paktat dhe të shumtat, të parat dhe të fundit, të hapëtat dhe të fshehtat!”

79 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“Një natë vura re se profeti nuk ishte tek unë në shtrat, andaj fillova ta kërkojë se ku është.

Papritmas duart e mia ranë mbi shputat e tij. Ai ishte në sexhde dhe ato ishin të shtrira. Ndërsa ai thoshte:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ، وَبِمُعَافَاتِكَ مِنْ عُقُوبَتِكَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْكَ، لَا أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْكَ، أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفْسِكَ 

“O Allah! Nëpërmjet kënaqësisë Tënde kërkoj mbrojtje nga zemërimi Yt. Dhe përmes faljes Tënde kërkojë mbrojtje prej dënimit Tënd. Unë kërkoj strehim tek Ti nga Ti. Unë nuk jam në gjendje të lavdërojë aq sa duhet. Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten Tënde.”

Transmeton Muslimi

80 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) i dërguari i Allahut e kishte zakon të thoshe në mes dy sexhdeve:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي وَارْحَمْنِي وَاهْدِنِي وَاجْبُرْنِي وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي

“O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më forco, më jep shëndet dhe më furnizo!”

Transmeton Ebu Daudi dhe të tjerët. Hadithi është i mirë.

81 – Hudejfeh (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut e kishte zakon të thoste në mes dy sexhdeve:

رَبِّ اغْفِرْ لِي، رَبِّ اغْفِرْ لِي

“O Zot! më fal mua! O Zot! Më fal mua!”

Transmeton Ebu Daudi dhe të tjerët. Hadithi është i konfirmuar.

Shpërndaje: