Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Kushtet që lejojnë dhënien mes’h mesteve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 6: Cilat janë kushtet që lejojnë dhënien mes’h mesteve?

Përgjigje: Janë katër kushte për zbatimin e dhënies mes’h mesteve:

Kushti i parë: Ato duhet të mbathen në gjendje të pastër (me abdes). Argument për këtë janë fjalët e profetit ﷺ që ia tha el-Mugire bin Shu’behs -radijAllahu anhu-:

Lëri ato sepse i kam mbathur ato në gjendje të pastër (me abdes), dhe u dha mes’h sipër tyre.

Kushti i dytë: Mestet dhe çorapet duhet të jenë të pastra. Nuk lejohet t’u jepet mes’h atyre nëse ka ndyrësi në to. Një ditë, kur i dërguari i Allahut ﷺ u falë me shokët e tij, ai i hoqi sandalet e tij gjatë namazit dhe tregoi se Xhibrili e kishte informuar atë për ndyrësinë në to. Kjo dëshmon se nuk është e lejuar për t’u falur në diçka që është e njollosur me papastërti. Gjithashtu personi ndotet kur prek një papastërti me ujë.

Kushti i tretë: Dhënia mes’h duhet të fillojë pas papastërtisë së vogël dhe jo pas orgazmës apo ndonjë gjë tjetër që obligon guslin. Argument për këtë është hadithi i Safuan bin Asalit -radijAllahu anhu- i cili tha:

“I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon që të na urdhërojë kur ishim udhëtarë që të mos i zbathim mestet për tre ditë me përjashtim të arritjes së ejakulimit.”

Kushti është pra që papastërtia duhet të jetë e vogël (prishja e abdesit). Bazuar në hadithin e sipër nuk lejohet zbatimi i mes’hit pas xhunubllëkut.

Kushti i katërt: Dhënia mes’h duhet të bëhet brenda afatit kohorë të caktuar nga sheriati. Ajo zgjat një ditë për vendasin dhe tre ditë për udhëtarin. Ali bin Ebi Talib -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Profeti ﷺ i dha vendasit një ditë dhe udhëtarit tre ditë.”

Transmetuar nga Muslimi.

Do të thotë afati kohorë për dhënien e mes’hit. Këto janë kushtet për dhënien mes’h mesteve. Ka edhe kushte të tjera të përmendura nga dijetarët por ato mund të diskutohen.

Shpërndaje: