Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ qartësoi të drejtat e burrit. Por a sqaroi edhe të drejtat e gruas? Themi se po, profeti ﷺ iu tha kujdestarëve të saj që t’ia zgjedhin një burrë me fe dhe moral të mirë.
Ai ﷺ tha:
“Nëse iu vjen dikush për martesë të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, atëherë jepjani për grua, e nëse nuk e bëni këtë do të ketë trazira në tokë dhe shkatërrim të madh.“
Transmeton Tirmidhi (1084), Ibn Maxheh (1967) dhe të tjerët. Hadithi është i mirë sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (1022)” dhe “el-Irua (1868)”.
Pasha Allahun, i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë të vërtetën, kur tha:
”e nëse nuk e bëni këtë do të ketë trazira në tokë dhe shkatërrim të madh.”
Nëse njeriu nuk ia jep vajzën për grua një burri fetar dhe i cili ka moral të mirë, atëherë do të ndodhin trazira sepse do t’ia japë një burri i cili nuk është fetar dhe nuk ka moral të mirë. Çfarë do të bëjë dhëndri me vajzën? Ai ndoshta do ta ndëshkojë atë, apo kërkon prej saj të bëjë gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar. Kështu babai e ruan vajzën e tij prej gjërave të ndaluara dhe më pas ia jep një burri i cili e shtynë atë që të veproi gjërat e ndaluara.
”do të ketë trazira në tokë dhe shkatërrim të madh.”
Do të ndodhin trazira dhe shkatërrim i madh nëse nuk ia jep vajzën një burri i cili ka moral të mirë dhe është fetar. Nëse babai nuk ia zgjedh vajzës një burrë me moral të mirë dhe fetar atëherë patjetër që do të ndodhin trazira dhe shkatërrim i madh.
Një burrë i tha Hasenit, birit të Aliut – radijAllahu anhuma-:
”Ma kanë kërkuar vajzën disa persona, cilit t’ia japë?”
Ai tha: ”Jepja atij që i frikësohet Allahut, se ky nëse do ta dojë atë, do ta respektojë, e nëse e urren atë, nuk do t’i bëjë padrejtësi.”
Transmeton Ibn Ebi-Dunja në “el-Ejal (1/173)”.
Nëse Allahu bën që ai ta dojë atë, ajo do të kalojë jetë të mirë me të. Allahu do të hedhë dashuri në zemrën e tij ndaj saj dhe ai do ta nderojë dhe do ta respektojë atë, e nëse e urren atë dhe i mungon dashuria për të në zemrën e tij, ai nuk do ta poshtërojë atë dhe nuk do ta kthejë te familja e saj, as nuk do t’i bëj padrejtësi asaj, por do ta trajtojë atë në mënyrën më të mirë.