Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është e ligjësuar që gratë të marrin pjesë në këto namaze duke u bazuar në hadithin e mëparshëm të Ebu Dherrit. Në fakt, lejohet të caktohet një imam për to. Është konfirmuar se Umeri -radijAllahu anhu- e emëroi Ubej bin Ka’bin imam për burrat dhe Sulejman ibn Ebi Hathmeh për gratë. Arfaxheh Eth-Thakafi ka thënë:
“Ali bin Ebi Talibi -radijAllahu anhu- i urdhëroi njerëzit të falin muajin e Ramazanit dhe emëroi një imam për burrat dhe një për gratë dhe unë isha imam për gratë.”1
Unë them: Mendoj se ky veprim është i saktë nëse xhamia është mjaft e gjerë në mënyrë që të dy imamët të mos e pengojnë njëri-tjetrin.
1 Ky dhe transmetim dhe ai i mëparshmi janë transmetuar nga Bejhaki (2/494). I pari u transmetua gjithashtu nga Abdurr-Rezzaku në.El-Musenef (4/258/8722), ndërsa Ibn Nasri i transmetoi të dyat në Kijam Ramadan, fq. 93, dhe i përdori ato si argumente për atë që sapo përmendëm në faqen 95.