Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkatet e dobësojnë zemrën dhe trupin. Sa i përket zemrës, kjo është e qartë dhe e dukshme. Ato mund ta dobësojnë aq shumë deri sa ajo të vdesë plotësisht.

Ndërsa dobësimi i trupit ndodhë për arsye se fuqia e besimtarit gjendet në zemër. Prandaj aq më e fuqishme të jetë zemra e tij, aq më i fuqishëm do të jetë edhe trupi i tij.

Sa për dobësimin e trupit, forca e besimtarit qëndron në zemër. Sa më e fortë të jetë zemra e tij, aq më i fortë është trupi i tij.

Sa i përket mëkatarit, ai është më i dobëti kur vjen momenti edhe nëse trupi i tij është i fortë. Në këtë rast, forca e tij e mashtron atë kur ai e ka më së shumti nevojë. Mendoni për fuqinë trupore të persianëve dhe romakëve dhe si ajo i mashtroi ata kur e kishin më së shumti të nevojshme. Besimtarët i mundën ata me forcën e tyre trupore dhe shpirtërore

Shpërndaje: