Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“Prej pasojave të mëkateve është se çështjet e mëkatarit vështirësohen. Pra, ai nuk përballet me një çështje përveçse e gjen të mbyllur ose të vështirë atë.”
Ashtu si kushdo që e ka frikë Allahun, Ai ia bën çështjet e tij të lehta. Pra, kushdo që e shpërfill frikën ndaj Allahut, Ai ia bën çështjen e tij të vështirësuar.
O Allah sa e çuditshme është kjo! kur një person i gjen dyert e mirësisë dhe asaj që i sjell dobi të mbyllura dhe rrugët që shpien drejt tyre të vështira pa e ditur se për çfarë po ndodhë kjo?
Shpjegimi
Gjithashtu nga pasojat e mëkateve janë:
“Çështjet vështirësohen. Çdo gjëje që ia mësynë (tek diçka apo shkon te dikush për t’i kërkuar ndihmë) do ta gjej derën e saj të mbyllur apo të vështirë për ta arritur. Ai as që e kupton se kjo vështirësi është nga pasojat e mëkateve të tij.”
Shikoni argumentimin e Ibnul Kajimit me thënien e Allahut (xhele ue ala):
“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe plotëson detyrimin ndaj Tij, Ai do t’ia bëjë atij çështjen të lehtë.” 65:4
Kjo është e ngjashme me argumentimin e tij të mëparshëm, që është se mëkatet janë një arsye për varfërinë. Ai argumentoi në këtë kuptim nga ajeti:
“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi). Dhe Ai do t’i sjellë atij Rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” 65: 2-3
Pra, kjo argumentohet nga kuptimi i këtij ajeti, ai tha: Ashtu sikurse frika ndaj Allahut është një arsye për furnizim, braktisja e saj është arsye e varfërisë.
Nëse është kështu, se frika ndaj Allahut është një arsye për lehtësim, atëherë braktisja e saj është një arsye për vështirësi.
“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe plotëson detyrimin ndaj Tij, Ai do t’ia bëjë atij çështjen të lehtë.” 65:4
dhe të dy ajetet janë nga Sura el-Talak, arsyeja e lënies së frikës ndaj Allahut është arsye për vështirësi.
Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=VSQrHoF2LvU