Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Bërja e nijetit për dhënien mes’h dhe për afatin kohorë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 7: A është obligim për dhënien mes’h mesteve për të bërë nijetin për dhënien mes’h dhe për afatin kohorë?

Përgjigje: Në këtë rast nijeti nuk është i detyrueshëm. Gjykimi i veprimit është i ndërlidhur me ekzistimin e veprimit dhe nuk ka nevojë për nijet. E njëjta gjë vlen edhe për personin që vesh rrobat, nuk është asnjë kusht që ai të bëjë nijet që të mbulojë auretin me to kur ai falet. E njëjta gjë vlen edhe për personin i cili mbathë mestet, nuk është kusht që ai të bëjë nijetin për dhënien mes’h atyre. Kjo vlen gjithashtu për afatin kohorë. Si udhëtar atij i lejohet që t’u jap mes’h tre ditë pavarësisht nëse ai ka bërë nijetin apo jo dhe si vendas atij i lejohet që t’u jap mes’h një ditë pavarësish nëse ai ka për qëllim këtë apo jo.

Shpërndaje: