Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet privojnë nga bindja (ndaj Allahut dhe profetit ﷺ). Edhe sikur mëkati të mos kishte dënim tjetër përveçse se ai privon nga bindja, kjo do të mjaftonte për të mos e bërë atë. Mëkati ndalon gjithashtu një akt tjetër bindjeje, një të tretë, një të katërt, dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë, mëkati ndalon shumë vepra të mira. Çdo vepër e mirë është më e vlefshme për njeriun se e gjithë bota dhe gjithçka që ajo përmban. Kjo i ngjan personit që ha diçka që i shkakton një sëmundje të gjatë dhe e pengon atë të hajë ushqime që janë më të shijshme se ushqimi i parë.