Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 104-105
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
Kaderi është i detajuar. Ka paracaktim dhe ka një kader të detajuar.
Kaderi i detajuar përbëhet nga paracaktimi i jetës, paracaktimi vjetor dhe paracaktimi ditorë. Të gjitha këto kadere të detajuara i përkasin paracaktimit. Asnjë fëmijë nuk lind dhe asgjë tjetër nuk ndodh përtej asaj që shkruan në Pllakën e ruajtur. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nuk ka asnjë prej jush vetëm se vendi i tij në xhenet dhe xhehenem është i përcaktuar.” Sahabët thanë: “O i dërguari i Allahut! A nuk duhet të mbështetemi në të dhe të mos veprojmë?” Ai ﷺ u përgjigj: “Veproni! Çdo gjë është lehtësuar për atë që jeni krijuar. Për ata me fat janë lehtësuar veprimet e fatlumëve dhe për ata pafat janë lehtësuar veprimet e atyre pafat.” Pastaj lexoi fjalët e Tij (te ala):
فَأَمَّا مَن أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَى وَأَمَّا مَن بَخِلَ وَاسْتَغْنَى وَكَذَّبَ بِالْحُسْنَى فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْعُسْرَى
“Sa i përket atij që jep dhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhenetit). E sa i përket atij, që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur nga Zoti, dhe që përgënjeshtron besimin, Ne do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës).” 1,2
Kjo temë është madhështore dhe duhet të mësohet përmendësh dhe të zotësohet. Me këtë besim të distancohesh nga të gjithë bidatçitë dhe sektet e devijuara, sikurse Kaderitë dhe Xhebritë mohues si dhe t’i të posedosh të njëjtin besim si profeti ﷺ dhe sahabët e tij (radijAllahu anhum).
1 El-Lejl 92:5-10.
2 Bukhari (1362) dhe Muslimi (2647).