Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Nuk duhet veçuar me vajzën kur ta shikon atë

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O vëllezër! Për ta parë femrën të cilën e kërkon për grua është kusht që kjo të mos bëhet veçmas duke u bazuar në hadithet e shumta të cilat e ndalojnë veçimin e mashkullit me një femër të huaj. Pra nuk i lejohet që ta shikojë atë pa prezencën e mahremit të saj, dhe nuk ka ndonjë argument që e përjashton këtë rast. Me anë të kësaj mësojmë gabimin e dy grupeve të njerëzve, ku njërit grup prej tyre, kur u thotë kërkuesi i vajzës: 

”Dua që ta martohem me vajzën tënde. Allahu e di se jam i sinqertë në këtë gjë dhe prandaj dua ta shikoj atë.”

Kujdestari i vajzës i përgjigjet:

”Nuk kemi vajza për t’i shikuar.”

Ndërsa grupi tjetër, kur t’i vjen atyre kërkuesi i vajzës, i thonë:

”Ja ku e ke, merre dhe shko me të në shëtitje, në restorant, shko ku të duash, rri me të, bisedoni, merruni vesh, njihuni me njëri tjetrin, mësojini karakteret e njëri tjetrit, ja kjo është dhoma, rrini aty të veçuar dhe bisedoni!”

Që te dy grupet janë të qortuar, ndërsa rruga mesatare është ajo në të cilën na udhëzoi profeti ﷺ, e ky udhëzim është:

Që burri ta shikojë gruan pa u veçuar me të, e shikon atë në prezencën e kujdestarit të saj.

Shpërndaje: