Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Nga pasojat e mëkateve është se personi gjen errësirë në zemrën e tij

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr 
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Nga pasojat e mëkateve është se personi gjen errësirën reale ​​në zemrën e tij. Ai e ndjen atë ashtu siç ndjen errësirën e një nate të zezë kur ajo errësohet. Pra errësira e mëkateve vendoset në zemrën e tij pikërisht ashtu si errësira fizike në shikimin e tij. Në të vërtetë vepra e mirë është dritë dhe mëkati është errësirë dhe çdo herë që errësira bëhet e madhe konfuzioni i tij rritet derisa ai të bjerë në bidate, devijime dhe çështje shkatërruese, ndërkohë që ai as nuk e heton atë. Ashtu si i verbëri që ecën i vetëm natën e errët. Dhe kjo errësirë ​​shtohet derisa të shfaqet në sy. Pastaj ajo intensifikohet derisa të shfaqet në fytyrë dhe bëhet e zezë dhe e dukshme në mënyrë që ta shohin të gjithë.”

Abdullah ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“Me të vërtetë veprat e mira janë ndriçim në fytyrë, dritë në zemër, bollëk në furnizim, forcë në trup dhe dashuri në zemrat e njerëzve (ndaj teje). Në të vërtetë ajo që rrjedh nga veprat e këqija janë errësira në fytyrë, errësira në zemër, dobësia e trupit, mangësim në furnizim dhe urrejtje në zemrat e krijesave (ndaj teje).”

Shpjegimi:

Këto janë nga pasojat që rezultojnë nga mosbindja dhe mëkatet. Ato shpien në këtë errësirë ​​që shfaqet në mëkatarin. Kjo është për shkak se bindja ndaj Allahut është dritë. Namazi është dritë dhe çdo vepër bindjeje që e afron robin tek Allahu është dritë për të.

Përkundër kësaj, mosbindja (mëkati) ndaj Allahut (subhanehu ue te ala) është errësirë. Ashtu si bindja ndaj Allahut është dritë, mosbindja ndaj Tij është errësirë. Dhe kjo errësirë ​​e mbulon mëkatarin, e mbulon mëkatarin. Dhe kjo errësirë shtohet derisa ​ia ​mbulon fytyrën. Pra, fytyra e tij bëhet e errët për shkak të mëkateve që ai vepron. Kjo errësirë ​​që gjendet në fytyrën e tij është nga errësira e zemrës. Kjo ndodh sepse zemra bëhet e errët për shkak të mëkateve.

Ne tashmë kemi përmendur hadithin e profetit tonë (salAllahu alejhi ue selem):

“Kur robi mëkaton, i bëhet një pikë e zezë në zemrën e tij.” Nëse ai i shton mëkatet atëherë pikat e zeza shtohen derisa të mbulojnë zemrën tërësisht.”

Nëse këto pika të zeza e mbulojnë zemrën, zemra bëhet e errët.” Ajo errësirë është për shkak të mëkateve, e cila pastaj kalon në fytyrën e tij. Pra mëkati është errësirë në zemër, në fytyrë, në rrugën në të cilën ecë pa udhëzim, lëvizë pa dije.

فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَٰكِنْ تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ

“Me të vërtetë që nuk janë sytë që verbohen, por janë zemrat në gjokse që verbohen.” 22:46

Ai (rahimehullah) tha: “Pra errësira e mëkateve vendoset në zemrën e tij pikërisht ashtu si errësira fizike në shikimin e tij. Pra errësira e mëkateve vendoset në zemrën e tij pikërisht ashtu si errësira fizike në shikimin e tij, si errësira fizike në shikimin e tij.”

A keni parë një individ që ka aftësinë të shohë kur drita e tij shuhet në errësirën e natës? Ai nuk mund të gjejë rrugën e tij, nuk mund të gjejë rrugën e tij. Çështja e tij është e ngjashme me atë zemra e të cilit është errësuar për shkak të mëkateve. Në të vërtetë ai ecë nëpër tokë në një gjendje konfuzioni. Ai nuk udhëzohet në rrugën e drejtë. Përkundrazi, shejtanët dhe dëshirat e shpirtit të errët gradualisht, hap pas hapi e thërrasin dhe e shpien në lloje të ndryshme të shkatërrimit. Allahu na ruajt!

Si përmbledhje, nga dëmet dhe pasojat e këqija të mëkateve është se ato shkaktojnë që mëkatari të gjejë errësirën në zemrën e tij. Ai e ndjen sikur ndjen errësirën e një nate të errët.

Ai (rahimehullah) përmend një transmetim të jashtëzakonshëm dhe të dobishëm nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) në lidhje me rezultatet e veprave të mira dhe të këqija, dhe në lidhje me gjurmët e veprave të mira dhe të këqija.

Abdullah ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Me të vërtetë veprat e mira janë ndriçim në fytyrë, dritë në zemër, bollëk në furnizim, forcë në trup dhe dashuri në zemrat e njerëzve (ndaj teje). Në të vërtetë ajo që rrjedh nga veprat e këqija janë errësira në fytyrë, errësira në zemër, dobësia e trupit, mangësim në furnizim dhe urrejtje në zemrat e krijesave (ndaj teje).”

Shpërndaje: