Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 152-153
Përktheu: Valdet Gashi
Dobia e katërt: Kur sahabët -radijAllahu anhum-, e pyetën të dërguarin e Allahut ﷺ, për mënyrën se si ata duhet të dërgojnë salavate, ai ua mësoi atyre salavatin e parë dhe të katërt. Kjo tregon për salavatin më të mirë për të ﷺ sepse ai e zgjodhi vetëm atë që është më fisnike dhe më të mirë për veten dhe për ta. Në bazë të kësaj, Neueui ka thënë në “Raudat-ut Talibin” se ai që betohet në Allahun se do të dërgojë salavate mbi të ﷺ në mënyrën më të mirë, ai nuk përmbushë betimin e tij nëse nuk dërgon salavate në mënyrat e përmendura. Es-Subki ka thënë se ai që dërgon salavate në këtë mënyrë është me bindje se ai me të vërtetë ka dërguar salavate mbi të ﷺ, ndërsa të gjitha salavatet e tjera janë të dyshimta. Kur sahabet e pyetën se si ata duhet të dërgojnë salavate, ai tha: “Thuani:
اللهم صل على محمد و على آل محمد كما صليت على إبراهيم [و آل إبراهيم]، إنك حميد مجيد. و بارك على محمد و على آل محمد كما باركت على [إبراهيم و]آل إبراهيم، إنك حميد مجيد
“O Allah! Lavdëroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit sikurse e ke lavdëruar Ibrahimin [dhe familjen e tij]. Ty të takon tërë hamdi dhe lavdërimi. Dhe bekoje Muhamedin dhe familjën e Muhamedit sikurse e ke bekuar Ibrahimin [dhe familjen e tij]. Ty të takon tërë hamdi dhe lavdërimi.”
Pra, kështu ata ishin detyruar që të dërgojnë salavate mbi të ﷺ. El-Hejthemi e përmendi këtë në “Ed-Durr El-Mendud”1. Pastaj ai përmendi se qëllimi arrihet përmes së gjitha mënyrave që janë përmendur në hadithet autentike2.
1 2/25 në dorëshkrim.
2 1/27 në dorëshkrim.