Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 78-79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
7 – Ebu Muhammed bin Abdil-lah bin Mensur el-Mausili na tregoi: Ebul-Husejn bin et-Tujur na tregoi, Muhammed bin Abdil-Uahid ibn Xhaferi na tregoi, Ahmed bin Ibrahim bin Shadhan na informoi, Ahmed bin Muhammed bin el-Mughallas na informoi, Se’id bin Jahja el-Umaui na tregoi, Abdullah bin Zijad na tregoi, nga Ibn Is’haku, Jezid bin Sinan më tregoi, nga Seid bin el-Uxhejrid el-Kindi, nga el-Irs bin Kajs el-Kindi, nga Adi bin Umejreh Faruah ibn el-Abdi i cili ka thënë:
”Ishte një rabin tek ne, i cili quhej Ibn Shehla. Një ditë u takova me të, ku ai tha: ”Lexoj në Librin e shpallur të Allahut, se banorët e xhenetit Firdeus e adhurojnë Zotin e tyre në fytyrat e tyre (me sexhde). Betohem në Allahun se unë nuk e di që kjo cilësi të gjendet tek dikush tjetër përveç tek ne jehudët. Unë gjithashtu lexoj se profeti i tyre do të vijë nga Jemeni. Ai që e pason atë do të jetë i udhëzuar. Ne nuk mund të imagjinojmë asgjë tjetër përveç se ai do të shfaqet tek ne jehudët. Unë gjithashtu lexoj se të dy ndodhi do të ndodhin, një në Egjipt dhe një në Sifin. Atë në Egjipti e kemi dëgjuar për vendin e Faraonëve, por betohem në Allahun se unë nuk e di se ku është Sifini. ”Betohem në Allahun se nuk kaloi një kohë e gjatë derisa e mësuam se një njeri nga fisi Hashim ishte shfaur si profet dhe ai ra me fytyrë në tokë. Mu kujtuan fjalët e Ibn Shehlas dhe emigrova tek profeti ﷺ. Pastaj pashë se ai dhe shokët e tij bëjnë sexhde dhe thonë se Zoti i tyre është mbi qiell, prandaj unë hyra në Islam dhe fillova ta pasojë atë.” 1
1 El-Isabah (4/447) nga Ibn Haxheri dhe el-Uluv, fq. 25, nga edh-Dhehebi i cili tha:
”Hadithi është gharib (i huaj).”