Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 153-154
Përktheu: Valdet Gashi
Dobia e gjashtë: Alameh Sidik Hasan Khan tha, pasi që përmendi shumë hadithe në lidhje me salavetet dhe sa të shumta që janë ato:
“Nuk ka dyshim se Ehl-ul-Hadithi dhe transmetuesit e sunnetit të pastër, janë muslimanët që i dërgojnë salavate më së shumti profetit ﷺ. Detyra e tyre në këtë dituri të çmuar është që t’i dërgojnë salavate profetit ﷺ në çdo hadith. Gjuhët e tyre gjithmonë e përmendin profetin ﷺ. Nuk asnjë një libër në lidhje me sunnetin apo hadithin, vetëm se ajo përbëhet nga dhjetëra mijëra hadithe. Përveç kësaj gjithashtu edhe gjitha shkrimet e tjera profetike. Ky grup i shpëtuar dhe i bazuar në hadithe, janë njerëzit që janë më së afërmi të dërguarit të Allahut ﷺ dhe që do të jenë më të lumturit për ndërmjetësimin e tij ﷺ. Askush nuk mund të konkurrojnë me ta në këtë virtyt përveç personit i cili e bën këtë edhe më mirë se ata. Kjo nuk është diçka që të arrihet lehtë.”1
E lus Allahun -tebarek ue te ala- të më bëj mua që t’i përkas muhadithunëve që janë më së afërmi me të dërguarin e Allahut ﷺ. Me siguri ky libër është një nga argumentet për këtë. Allahu e mëshiroftë imamin e Ehl-us-Sunnetit, imam Ahmedin i cili tha:
Feja e profetit Muhamed janë hadithet
Sa mjet i shkëlqyer janë transmetimet për të riun!
Mos ia kthe shpinën haditheve dhe njerëzve të tyre
sepse mendimi është natë dhe hadithi është ditë
Ndoshta i riu nuk e di rrugën drejt udhëzimit
por dielli është i ndritshëm dhe ndriçon me rrezet e tij
Në këtë teshehud të fundit është gjithashtu e rekomanduar për të bërë lutje. Profeti ﷺ ka thënë:
“Kur të uleni në çdo rekat duhet të thoni…”
Ai e përmendi tërë teshehudin dhe tha:
“Pastaj atij i lejohet të lutet për atë që dëshiron më së shumti.”2
1 Nuzul-ul-Abrar, fq. 161.
2 Nesai, Ahmedi dhe Tabarani nga Ibn Mesudi. Ky hadith përmendet në “Es-Sahihah (878)” së bashku me të kuptuarit e tij. Ai ka transmetime vërtetues në “Mexhma-uz-Zeua’id (2/142)” përmes Ibn-uz-Zubejrit.