Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

113.Ngritja për në rekatin e tretë dhe të katërt

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 153-154

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pastaj ai  tha:

الله أكبر

“Allahu është më i Madhi.”

dhe u ngrit për në rekatin e tretë1. Ai e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar me të njëjtën gjë dhe i tha:

“Pastaj, ti duhet të veprosh të njëjtën gjë në çdo rekat dhe në çdo sexhde.”

Kur profeti ﷺ ngrihej prej uljes thoshte:

الله أكبر

“Allahu është më i Madhi.” 

dhe ngrihej lartë.2

Ndonjëherë ai ﷺ i ngriste duart3 gjatë këtij tekbiri. Kur ai ngrihej për në rekatin e katërt ai thoshte:

الله أكبر

”Allahu është më i Madhi.”4

Ai e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar me të njëjtën gjë. Ndonjëherë ai ﷺ i ngriste duart5 gjatë këtij tekbiri.

Pastaj ai ulej duke pasur shpinën e tij drejtë dhe vendoste peshën e tij në këmbën e tij të majtë në mënyrë që të gjitha eshtrat binin në vendin e duhur. Pastaj ai ﷺ mbështetej në tokë dhe ngritej lartë6.

Ai ﷺ i bënte grusht duart e tij kur mbështetej mbi to për tu ngritur lartë7.

Në çdo rekat ai ﷺ e lexonte suren “El-Fatiha”. Ai e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar me të njëjtën gjë. Në dy rekatet e fundit të namazit të drekës mund të ndodhte që ai  të lexonte disa ajete Kuranore shtesë. Kjo tashmë është theksuar në kapitullin lidhur me leximin në namazin e drekës.


1 Bukhari dhe Muslimi.

2 Ebu Ja’la në ”El-Musned (2/284)”. Zinxhiri i hadithit është i mirë dhe përmendet në ”Es-Sahihah (604)”.

3 Bukhari dhe Ebu Daudi.

4 Bukhari dhe Ebu Daudi.

5 Ebu Auaneh dhe Nesai me zinxhir autentik.

6 Bukhari dhe Ebu Daudi.

7 El-Harbi në “Gharib El-Hadith”. Domethënie e ngjashme është transmetuar nga Bukhari dhe Ebu Daudi. Lidhur me hadithin:

“Ai ﷺ e ndaloi njeriun që të mbështetej në dorën e tij ndërsa ngrihej në këmbë gjatë namazit.”

kështu që ky hadith është shumë i dobët dhe jo autentik. E kam qartësuar këtë në “Ed-Da’ifah (967)”.

Shpërndaje: