Imam Ebu Isa Muhamed bin Isa El-Tirmidhi (v. 279)
El-Xhami (680-681)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
38 – “Kapitulli mbi ndalimin e lypjes”
Ebu Hurejra -radijAllahu – ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Është më mirë që dikush prej jush të shkojë herët në mëngjes për të mbledhur dru, t’i bartë ato mbi shpinë, të japë sadaka prej tyre dhe të jetë i pavarur nga njerëzit sesa të kërkoj lëmoshë, njerëzit mund t’i japin ose mos t’i japin. Vërtet, dora që jep është më e mirë se dora që merr. Fillo me ata që janë nën kujdesin tuaj.”
Hadithi është autentik sipas Albanit në Sahi Sunen Et-Tirmidhi (680).
Samurah bin Xhundub -radijAllahu anhu- rrëfeu: I dërguari ﷺ ka thënë:
“Kërkimi është barrë që lodh dhe rëndon fytyrën e njeriut përveç nëse kërkon diçka nga sundimtari ose në rast nevoje të madhe.”
Hadithi është autentik sipas Albanit në Sahi Sunen Et-Tirmidhi (681).
Islami inkurajon që të punojmë e jo të lypim