Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

99.Fundi i librit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Allahu (subhanehu ue te ala) e di më mirë. Selamet dhe salavatet e Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. 

Shpjegimi

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Vehabi (rahimehullahu te ala) e përfundon librin e tij  me referimin e tërë dijes tek Allahu (azze ue xhel) dhe duke dërguar selame dhe salavate mbi profetin e Tij Muhammed ﷺ.

Këtu libri “Keshf-ish-Shubuhat” po arrin fundin. Lusim Allahu (te ala) ta shpërblejë autorin në mënyrën më të mirë, gjithashtu të na jap edhe neve një pjesë të shpërblimit të Tij dhe të na tuboj në xhenetin e Tij – Ai është me të vërtetë Bujar. I tërë hamdi i takon Allahut, Zotit të krijesave, dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed.

Shpërndaje: