Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 18-22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Më pas kaloi koha që Allahu deshi të kalonte, pa i zbritur shpallje të dërguarit të Allahut ﷺ. Shpallja u ndërpre, pas së cilës ai dëshironte të hidhej nga majat e maleve. Ajo që e bëri të ndihej kështu ishte dëshira dhe kënaqësia që ndjente nga ajo që përjetonte prej shpalljes së Allahut. Disa thonë se pauza e shpalljes zgjati dy vite ose edhe më gjatë.
Ky hadith ndodhet në Sahih Bukhari (6982). Disa dijetarë kanë diskutuar rreth këtij hadithi dhe kanë theksuar se kjo duhet kuptuar në mënyrë figurative dhe nuk nënkupton se ai ﷺ dëshironte të hidhej në të vërtetë, por thjesht shpreh një emocion të përkohshëm gjatë një momenti të vështirë.