Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (13)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është i vlefshëm namazi nëse (meshkujt) e mbulojmë vetëm njërin sup?
Përgjigje: Sipas imam Ahmedit është obligim të vendosësh diçka mbi supe. Megjithatë, Ahmedi nuk e konsideron namazin të pavlefshëm nëse kjo nuk ndodh. Ai mendon se personi ka bërë mëkat nëse është falur pa pasur diçka mbi supe. Është e mjaftueshme që të mbulohet vetëm njëri sup. Nuk është e nevojshme që të mbulohen të dy supet. Mjafton që njëri prej tyre të mbulohet.