Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është zëri i gruas auret dhe a i lejohet asaj t’i shikojë meshkujt?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është zëri i gruas auret dhe a i lejohet asaj ti shikojë meshkujt?

Përgjigje: Zëri normal i gruas kur është e nevojshme nuk është auret. Gratë e kishin zakon të pyesnin të dërguarin e Allahut ﷺ i cili iu përgjigjej pyetjeve të tyre. Ato pyesnin dijetarët. Nëse nuk ka ndonjë fitne dhe është e nevojshme, nuk ka të keqe në këtë. Por në qoftë se ekziston ndonjë fitne, flirt dhe qeshje, kjo nuk konsiderohet e lejueshme.

Allahu u tha grave të profetit të Tij (radijAllahu anhuma) të cilat ishin gratë më të pastra:

“Mos flisni me zë të ëmbël, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmurje (qëllim të keq), por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32

Një fjalim i sjellshëm dhe miqësor është një fjalim që nuk përbëhet nga fitnet dhe është e nevojshme. Kjo lejohet. Por që ajo të flasë me meshkuj pa qenë nevoja apo bën shaka me ta, qesh apo bën flirte me të kjo nuk është e lejuar. Kjo bën që mëkatarëve t’u shtohet epshi.

Shpërndaje: