Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

19.Argumenti i parë nga profetët se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 132

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

42 – Ebul-Fet’h Muhammed bin Abdil-Baki na informoi, Hamadi na informoi, Ebu Nuajm na informoi, Ebu Amr bin Hamadan na informoi, el-Hasan bin Sufjan na tregoi, Muhammed bin Jezid er-Rifai na tregoi, Is,hak bin Sulejman na tregoi, Ebu Xhafer er-Rrazi na tregoi, nga Asi mbin Bahdaleh, nga Ebu Salih, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Kur Ibrahimi u hodh në zjarr, ai tha: ”O Allah! Ti je i vetëm mbi qiell dhe unë i vetëm të adhuroj në tokë.” 1


1 Edh-Dhehebi tha: Zinxhiri i transmetimit është i mirë. Disa e kanë transmetuar atë nga Is’haku. (el-Uluv, fq. 21)

Edh-Dhehebi tha gjithashtu: ”Hadithi është i mirë.” (Kitab-ul-Arsh (50))

Shpërndaje: