Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 144
Përktheu: Valdet Gashi
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
47 – Muhammed bin Abdul-Baki na informoi, Hamd bin Ahmed el-Haddad na informoi, Ebu Nu’ajm na informoi, Babai im dhe Muhammed bin Ahmed na informuan, el-Hasani na tregoi, Muhammed bin Humejd na tregoi, Jakubi na tregoi, nga Xhaferi, nga Se’id Bin Xhubejri i cili tha:
“Gjatë një prej dinastive të një mbreti prej mbretërve izraelitë ishte një thatësirë trevjeçare. Mbreti tha: “Allahu ose do të lëshojë shiun të bjerë mbi ne, ose ne do ta shqetësojmë Atë.” Shokët e tij i thanë: “Si do ta shqetësosh dhe zemërosh kur Ai është mbi qiell dhe ti në tokë?” Ai tha: “Nëse i mbysë robërit e Tij besimtarë dhe të devotshëm në tokë.” Si rezultat, Allahu e lëshoi shiun mbi ta.”