Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Argumenti i dytë nga profetët se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 139

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

44 – Ebu Bekr Abdullah bin Muhammed na informoi, Ebu Bekri et-Turejthithi na informoi, Ebu’l-Kasim et-Tabari na informoi, Isa bin Ali na informoi, Abdullah bin Muhammed el-Baghaui na informoi, Ali bin Muslim na informoi, Sejjar na tregoi, Xhafer bin Sulejman na tregoi, Thabit na tregoi,

Davudi ﷺ e kishte zakon të zgjaste namazin, pastaj bënte ruku, pastaj ngrinte kokën nga qielli dhe thoshte:

”O Ti që je mbi qiell! Unë e ngrita kokën lartë nga Ti! Robërit shikojnë drejt zotërinjve të tyre, o Ti që jeton mbi qiell!” 1


1 Edh-Dhehabi ka thënë: ”Zinxhiri i transmetimit është i mirë.” (el-Uluv, fq. 552)

Shpërndaje: