Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 134-135
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
39 – Muhammedi na informoi, Hamadi na informoi, Ahmedi na informoi, Abu Amr bin Hamdani na tregoi, El-Hasan bin Sufjan na tregoi, Abdullah bin Umer bin Aban na tregoi, Maruan bin Mu’auijeh na tregoi, nga Ubejdullah bin Asam, nga Jezid bin el-Asam, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Që kur melekut (Israfil) iu ngarkua suri (fryrja e boris), ai nuk është ndalur të shikojë drejt arshit për shkak të frikës se do të urdhërohet para se t’i hapë dhe mbyllë sytë. Sytë e tij shkëlqejnë si dy yje të ndritshëm.” 1
1 Hakimi (4/559) i cili tha:
“Zinxhiri i transmetimit të Hadithit është autentik.”
Ai mori përkrahje nga edh-Dhehebi, i cili shtoi:
“Ky është në përputhje me kushtet e Muslimit.”