Imam Ebu Daud Sulejman bin El-Ash’ath Es-Sixhistani (v. 275)
Mesail-ul-Imam Ahmed fq. 132
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
632 – I thashë imam Ahmedit: Çfarë thua për një burrë që fle pranë gruas së tij në Ramazan kur zbardh agimi?
Ai u përgjigj: Nëse ai është i ri, preferoj që ai ta shmangë atë kur agimi është duke u afruar.
Pastaj ai përmendi hadithin e Aishes -radijAllahu anha-:
“I dërguari i Allahut ﷺ më puthte dhe më përqafonte duke qenë agjërueshëm, por ai ishte më i përmbajturi nga të gjithë ju ndaj epsheve.”
Transmeton Bukhari (1927) dhe Muslimi (1106).