Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet bërë me një varrezë që është kthyer në rrugë?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/200)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë duhet bërë me një varrezë të vjetër që është kthyer në rrugë ku kalojnë njerëz dhe bagëtit?

Përgjigje: Të varrosurit kanë të drejtën e tyre pasi që ata janë muslimanë. Prandaj profeti ﷺ ndaloi që të ecim dhe të ulemi mbi varre dhe tha:

“Të ulet ndonjëri prej jush në gacën e zjarrit e t’i digjen rrobat deri në atë masë sa t’i digjet edhe lëkura është më mirë për të sesa të ulet mbi varr.”

Transmeton Muslimi (971).

Ashtu siç profeti ﷺ ndaloi që varret të nënvlerësohen, ai ﷺ gjithashtu ndaloi që ato të madhërohen në një mënyrë që çon në teprim dhe idhujtari. Për këtë arsye ai ﷺ ndaloi që varret të lyhen me gëlqere, të ndërtohet mbi to apo të shkruhet mbi to.

Çështja e kësaj varreze të vjetër e cila është kthyer në një kalim dhe rrugë ku kalojnë këmbësorë, makina dhe shërben si kullotë për bagëtinë, duhet t’i referohet autoriteteve përkatëse të cilat duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur varrezën dhe të ndërtojnë një rrugë rreth saj që mund të përdoret nga njerëzit për të shkuar në destinacionet e tyre.

Shpërndaje: