Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë duhet vepruar në kohë sprovash?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Çfarë na këshilloni në këtë kohë në të cilën sprovat janë shtuar, pasuesit e bidateve janë përhapur dhe është shtuar vdekja e dijetarëve?

Përgjigje: Iu këshilloj qe para se gjithash ta keni frikë Allahun -subhanehu ue te ala- dhe të luteni shumë që Allahu të na bëjë të qëndrueshëm në fe neve dhe ty, dhe të na ruaj nga e keqja e sprovave.

Pastaj iu këshilloj që të kërkoni dije dhe të jeni të zellshëm në kërkimin e dijes sepse -me dëshirën e Allahut- njeriun nuk mund ta mbrojë asgjë nga sprovat përveç dijes të saktë, por nëse nuk posedon dije të saktë, mund të biesh në sprovë dhe nuk e kupton se ke rënë në të, prandaj e ke obligim të kërkosh dituri nga dijetarët dhe mos u bë përtac në kërkimin e dijes, kërko dije aq sa të mundesh.

Shpërndaje: