Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çfarë është Dita e Shën Valentinit?

Shejkh, Dr. Muhamed bin Seid Raslan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shumë gra festojnë festat e kufarëve, nuk lejohet të festohen festa të tjera përveç festave të muslimanëve. Nuk lejohet as t’i urosh kufarët për këto festa apo të marrësh pjesë në to në asnjë mënyrë sepse Allahu -të ala- thotë:

“Ne për secilin nga ju kemi sjellë një ligj dhe një rrugë të qartë.” El-Maide, 5:48

Profeti ﷺ kur arriti në Medine gjeti disa sahabë që festonin ditët e Nejruzit dhe Mehrexhanit. Ai ﷺ ua mohoi këtë dhe u tha atyre:

“Allahu ua ka zëvendësuar këto dy me dy festa më të mira se ato: Ditën e Kurban Bajramit dhe Ditën e Fitër Bajramit.”

Ndër festat e shpikura në këtë kohë e cila festohet nga shumë të rinj dhe të reja, është festa e quajtur “Dita e Shën Valentinit”. Kjo festë ka magjepsur shumë vajza dhe gra, por ajo është një festë pagane e bazuar në një legjendë mitologjike për një prift kafir të quajtur Valentin.

Ai sfidoi autoritetin e kishës dhe deshi të dilte kundër rregullave të priftërisë dhe murgjërisë, prandaj u bë simbol për ata të humburit. Më pas kjo festë u përhap edhe në shoqëritë muslimane në mënyrë që të bëhet një simbol për muslimanët dhe muslimanet.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” El-Bekare, 2:156


Dita e Shën Valentinit – Origjina dhe Historia 

Dita e Shën Valentinit, e cila festohet më 14 shkurt, ka një histori të pasur dhe komplekse që përfshin ndikime nga traditat pagane dhe ato të krishtera. Origjina e kësaj dite lidhet me festivalin romak të Lupercalia, një festë pagane që kremtohej më 15 shkurt për të nderuar pjellorinë dhe shëndetin. Me kalimin e kohës, përpjekjet për të kristianizuar këtë festë çuan në shndërrimin e saj nga kisha katolike në Ditën e Shën Valentinit, e cila u vendos me 14 shkurt. Kjo histori ka evoluar me kalimin e kohës dhe sot Dita e Shën Valentinit është një festë e njohur për shprehjen e dashurisë dhe romancës. Pastaj kjo festë u bë e njohur në Angli dhe Francë, ku lidhej me dashurinë kalorësiake. Më vonë u përhap në mbarë botën përmes traditave perëndimore. Sot është një ditë komerciale ku njerëzit shkëmbejnë dhurata, letra dashurie dhe lule.

Burimi: The History of Valentine’s Day” nga Lesley Pratt Bannatyne dhe Valentine’s Day: A Historical Guide” nga Kathryn Hughes.

Shpërndaje: