Alameh Salih bin Sad Es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një herë më telefonoi dikush dhe më tha: “Kam një sasi të madhe Pepsi që vlen miliona.” Ai tha: “Më erdhën dy të rinj që dukeshin të devotshëm dhe të drejtë.
Ata më thanë: “Digje këtë mall sepse është mall amerikan.”
Më erdhi në mendje dhe i pyeta: “Çfarë makine vozisin ata?”
Ai tha: “Ford.”
Unë i thashë: “Atëherë thuaji atyre që ta djegin Fordin dhe unë do të derdh Pepsin.”
Pra fakti që shumë të rinj mendojnë në këtë mënyrë në lidhje me këto çështje kjo është diçka shumë e rrezikshme.