Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dikur e refuzonte Mustafa El-Adeuiun, pastaj u bë si ai

Alameh Muhamed bin Abdil-Uehab El-Uasabi (v. 1436)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Para disa ditësh, egjiptiani Ahmed bin Abil-Ajnejn, dhëndri i Mustafa El-Adeuiut dhe nxënësi i shejkh Mukbilit, botoi një libër në të cilin ai lejon demonstratat dhe kryengritjet kundër sundimtarëve të padrejtë dhe ofendon dijetarët e Ehli-Sunnetit, libri quhet El-Kauashif El-Xhahilijeh fi Hukm Et-Theurat El-Arabijeh. Ne duam që ta refuzosh këtë pasi çështje të tilla mund të shkaktojnë konfuzion tek të rinjtë selefi.

Përgjigje: Ahmed bin Abil-Ajnejn nuk e ka marrë këtë nga shejkh Mukbili -rahmetullahi alejhi-. Ai e mori këtë që kur filloi të shoqërohej me khauarixhët në Egjipt. E këshilloj që të pendohet te Allahu -azze ue xhel- për bidatet e khauarixhëve dhe të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme kur ishte i përkushtuar në kërkimin e dijes dhe i përmbahej Kuranit dhe Sunnetit.

Ai duhet ta dijë se për momentin nuk ndjek fare rrugën e shejkh Mukbil bin Hadi El-Uadi’it -rahmetullahi alejhi- dhe të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit të cilën ata e kanë ndjekur për shumë vite. Tani ai ndjek rrugën e khauarixhëve. Nëse nuk kthehet nga kjo do të dëmtojë vetëm veten e tij. Nuk do ta dëmtojë Allahun asgjë. Feja e Allahut është e mbrojtur.

Grupi i Ndihmuar do të jetë gjithmonë i qëndrueshëm në të vërtetën. Ai është i obliguar që të qëndrojë larg khauarixhëve edhe nëse ata e quajnë veten Ehli-Sunneh. Ata nuk i përkasim Ehli-Sunnetit. Ata janë bidatçi. Në këtë çështje ata i përkasin pasuesve të bidateve dhe të epsheve.

O Ahmed, ti kishe vepra dhe shkrime të mira. Allahu të udhëzoftë! Më pëlqenin dhe i lexoja deri sa dëgjova se ti kishe ndryshuar. E lusim Allahun që të na bëjë ne, ty dhe të gjithë muslimanët që të kapemi pas Kuranit dhe sunnetit.

Kthehu sa më shpejt në metodologjinë e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit dhe qëndro larg khauarixhëve. Pendohu te Allahu për shkrimet e tua të fundit në të cilat ke rënë në gabime që lidhen me besimin, metodologjinë dhe davetin.

“Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Ali Imran, 3:173

Ai që shoqërohet me pasuesit e bidateve do të dëmtohet dhe do të helmohet prej tyre. Prandaj metodologjia e selefëve thotë se nuk duhet të shoqërohemi me pasuesit e bidateve dhe të rrisim numrin e tyre. Kjo është metodologjia e vërtetë.

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

”Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E nëse djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri me keqbërësit!” El-Enam, 6:68

Allahu të udhëzoftë! Ti dikur e refuzoje Mustafa El-Adeuiun, tani po e pason rrugën e tij, të kutbijve, sururive dhe khauarixhëve.

Shpërndaje: