Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Fjalët e sahabëve në lidhje me lartësinë e Allahut

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 148-158

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

55 Shejkh Abul-Husain Abdul-Hak bin Abdil-Khalik el-Jusuf na informoi, Muhammed bin Ali bin Mejmun en-Nursi na informoi, Ebu Muhammed el-Ghandaxhani na informoi, Ebu Bekr bin Abdan na informoi, Ebul-Hasan bin Sehl na tregoi, Muhammed bin Isma’il el-Bukhari na informoi, Muhammed bin Fudhejl ​​tha, nga Fudhejl ​​bin Ghazuan, nga Nafi, ​​nga Ibn Umeri i cili ka thënë:

”Pasi që i dërguari i Allahut ﷺ kishte vdekur, Ebu Bekri hyri tek ai dhe e puthi në ballë. Pastaj ai tha: ”U sakrifikofshin prindërit e mi për ty. Ti ishe i bukur i gjallë ashtu edhe i vdekur. Ai që e adhuronte Muhammedin; Muhammedi ka vdekur. Dhe ai që e adhuronte Allahun që është mbi qiell; Allahu jeton dhe nuk vdes kurrë.” 1

56 – Muhammedi na informoi, Hamd na informoi: Ebu Nu’ajm na informoi, Abdullah bin Muhammed na tregoi, Muhamed bin Shibl na tregoi, Ebu Bekr bin Ebi Shejbah na tregoi, Uaki na tregoi, nga Isma’il, nga Kajs i cili tha:

”Kur Umeri kishte mbërritur në Sham me devenë e tij, njerëzit e mirëpritën atë dhe thanë: ”O udhëheqës i besimtarëve! Sikurse të kishe kalëruar një kalë arab duke pasur parasysh se po të presin liderët dhe njerëzit me pozita të larta.” Ai tha: ”Unë nuk po ju shoh juve. Fjalët vijnë nga atje” dhe bëri me isharet drejt qiellit.” 2

57 – Ebu Umer bin Abdil-Berr ka thënë:

”Ne jemi njoftuar në disa drejtime se një grua e vjetër e takoi Umerin ndërsa ecte mes njerëzve. Ajo i kërkoi që të ndalej dhe ai u ndal. Ai foli me të dhe ajo foli me të. Një burrë tha: ”O udhëheqësi i besimtarëve! A i vonove njerëzit për shkak të kësaj plake? ”Ai tha: ”Mjerë për ty! A e dini se kush është ajo? Ajo është gruaja, ankesën e të cilës Allahu e dëgjoi mbi shtatë qiejt. Është Khaulah bin Tha’lab për të cilën Allahu shpalli ajetin:

قَدْ سَمِعَ اللَّهُ قَوْلَ الَّتِي تُجَادِلُكَ فِي زَوْجِهَا وَتَشْتَكِي إِلَى اللَّهِ

”Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua tek Allahu.” 3

60 – Abdullah bin Muhammed na informoi, Ahmed bin Ali na informoi, Hibatullah na informoi, Kuhi bin el-Hasan na informoi, Muhammed bin Harun el-Hadhrami na informoi, el-Mundhir bin el-Uelid na informoi, Babai im më tregoi, el-Hasan bin Ebi Xhafer na tregoi, nga Asim, nga Abdullah (bin Mesudi) (radijAllahu anhu) i cili tha:

”Distanca në mes qiellit më të largët dhe kursisë është 500 vite. Distanca mes kursisë dhe ujit është 500 vite. Arshi është mbi ujë dhe Allahu është mbi arsh dhe asnjë veprim i njerëzve nuk i fshehët Atij.”

61 – Ebu Bekr Abdullah bin Muhammed na informoi: Ebu Bekr et-Turajthithi na informoi, Ebul-Kasim et-Tabari na informoi, Abdullah bin Muhammed bin Xhafer na informoi: Abdul-Gafir bin Selemeh na tregoi: Ebu Thauban bin Mirdad bin Xhamil na informoi, Abdul-Malik bin Ibrahim el-Xhudi na informoi, Shu’beh na informoi, nga Ebu Is’hak el-Hamadhani, nga Ebu Ubejdeh, nga Abdullahi i cili tha:

”Mëshironi ata që janë në tokë e do ti’u mëshiroi Ai që është mbi qiell.”

62 – Ebu Bekr en-Nakur na informoi,Ebu Bekr et-Turejthithi na informoi, Ebul-Kasim et-Tabar na informoi, el-Hasan bin Uthman na informoi, Ali bin Ibrahim bin ez-Zubejr na informoi, Ibrahim bin Ebil-Enes na tregoi: Jala bin Ubejd na informoi, nga Sufjani, nga Ebu Hashim, nga Muxhahidi i cili tha:

”I është thënë Ibn Abbasit se njerëzit po e mohojnë kaderin. Ai tha: ”Ata e përgënjeshtrojnë Kuranin. Po të kisha kapur një prej tyre unë do t’ia kisha shqyer balluken e tij. Allahu (azze ue xhel) ishte mbi arsh para se Ai të krijonte çdo gjë. Ai krijoi krijesat dhe shkroi çfarë do të ndodh deri në Ditën e Gjykimit. Njerëzit bëjnë atë që është përcaktuar.”4

63 – Ebu Bekri na informoi, Ebu Bekri na informoi, Ebul-Kasim na informoi: Ahmed bin Muhammed na informoi, Abdullah bin Muhammed bin Zijad na informoi, Ibn Shejrujeh na tregoi, Is’hak bin Rahojah na tregoi, Ibrahim bin el-Hakem bin Aban na informoi, nga babai i tij, nga Ikremeh i cili tha se Ibn Abbasi ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut (te ala):

قَالَ فَبِمَا أَغْوَيْتَنِي لأَقْعُدَنَّ لَهُمْ صِرَاطَكَ الْمُسْتَقِيمَ ثُمَّ لآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَآئِلِهِمْ وَلاَ تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ

 (Iblisi) tha: “Për shkak se më humbe mua, vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në rrugën Tënde të drejtë. Pastaj do t’u afrohem atyre para dhe pas shpine, nga e djathta dhe nga e majta e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falënderues (nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).”5

”Ai nuk tha që ai u vjen atyre nga lart, sepse ai e dinte se Allahu është mbi ta.”

64 – Abdullah bin Ahmad transmetoi, Ebu Bekri na tregoi, Asim bin Ali na tregoi, Babai im na tregoi, nga Ata bin es-Sa’ib nga Seid bin Xhubejr, nga Ibn Abbasi i cili tha:

”Mendoni për gjithçka por jo për qenien e Allahut. Midis shtatë qiejve dhe kursis së Tij ka 7.000 drita. Allahu (tebareke ue te ala) është mbi të.”

65 – Muhammed bin Abdil-Baki na informoi, Ebul Fad’hl Hamd bin Ahmed na informoi, Hafidh Ebu Nu’ajm Ahmad bin Abdil-lah bin Is’hak na informoi, Ebu Amr bin Hamdan na tregoi, el-Hasan bin Sufjan na tregoi, nga el-Hejthem bin Xhenad na tregoi, nga Ibn Ebi Mulejkeh i cili ka thënë:

”Kur Aishah (radijAllahu anha) ishte në shtratin e vdekjes erdhi Ibn Abbasi për ta vizituar atë.” Ajo tha: ”Unë nuk kam nevojë për lavdërimin e tij.” Abdurr-Rrahman bin Ebi Bekr tha: ”Oj nënë! Ibn Abbasi i përket djemve tuaj më të mirë. Ai ka ardhur për të vizituar ty.” Ajo tha: ”Lëre të hyjë.” Ai hyri te ajo dhe tha: ”Oj nënë! Gëzohu! E vetmja gjë që mungon që ta takosh Muhammedin dhe të dashurit e tu është që shpirti jotë të lë trupin tënd. Ti e humbe gjerdanin tënd në Abua pas së cilës i dërguari i Allahut ﷺ filloi ta kërkojë atë. Ata nuk munden ta gjenin atë pas së cilës Allahu (azze ue xhel) shpalli:

فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ

”Atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja.” 6

Për shkak të mirësisë tënde, Allahu ia lehtësoi këtij umeti. Pastaj Mistah foli keq për ty dhe pastaj Allahu e zbriti pafajësinë tënde nga mbi shtatë qiejt. Pastaj nuk ka asnjë xhami ku përmendet Allahu vetëm se lexohet ndodhia jote natën dhe ditën.” 7

66 – Muhammed bin Abdil-Baki na informoi, Hamd bin Ahmed na informoi: Hafidh Ebu Nu’ajm Ahmed bin Abdil-lah na informoi: Ebu Hamid bin Xhabeleh na tregoi, Muhamed bin Is’hak na tregoi, el-Hasan bin Muhammed bin es-Sabah na tregoi, Amr bin Muhammed el-Ankari na tregoi, Isa bin Tahman na tregoi, E dëgjova Enes bin Malikun (radijAllahu anhu) duke thënë:

”Zejneb e kishte zakon të mburrej para grave të dërguarit të Allahut ﷺ dhe thoshte:

”Allahu më dha mua për martesë.” Në dasmën e saj u shërbye bukë dhe mish.”

Në një formulim tjetër, ajo tha:

”Familjet tuja ju dhanë për martesë, ndërsa mua më dha për martesë Allahu (te ala) mbi shtatë qiejt.”

“Mëshiruesi më dha mua për ty duke qenë mbi arshin e Tij dhe Xhibrili ishte ndërmjetësi. Unë jam gjithashtu kushërira jote. Askush tjetër nga gratë tuaja nuk është e afërt me ty.” 8


1 Dhehebi ka thënë: ”Transmetuar nga Darimi me një zinxhir autentik dhe Bukhari në ”et-Tarikh el-Kebir” përmes Nafi, nga Ibn Umeri.” (Kitab-ul-Arsh (2/159-160)).

2 Dhehebi ka thënë: Zinxhiri është i qartë.

Albani ka thënë: Zinxhiri është autentik sipas kushteve të Muslimit. (Mukhtasar-ul-Uluv, fq. 103).

3 El-Muxhadilah 58:1

4 Albani ka thënë: Zinxhiri është autentik sipas kushteve të Muslimit. (Mukhtasar-ul-Uluv, fq. 95).

5 El-A’raf 7:16-17.

6 El-Maideh 5:6.

7 el-Hakim (4/8-9) i cili tha: Zinxhiri i Bukharit është autentik dhe as Bukhari, e as Muslimi nuk e kanë transmetuar atë. Dhehebi u pajtua me të.

8 Bukhari (7420) dhe Tirmidhi (3213).

Shpërndaje: