Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Fjalët e tebiinëve në lidhje me lartësinë e Allahut

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 160-165

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

68 – Muhammedi na tregoi, Ahmed bin el-Hasan na informoi, Ebul-Kasim bin Bishran na informoi, Ebul-Fad’hl bin Khuzejmeh na informoi, Muhammed bin Ebil-Auam na tregoi, Musa bin Davud na tregoi, Ebu Mesud el-Xharrar na tregoi, nga Ali ibn el-Akmar i cili tha:

“Kur Masruk do të ritregonte nga Aishah (radijAllahu anha) ai gjithmonë thoshte: “Gruaja e besueshme, e bija e burrit të besueshëm, e dashura e të dërguarit tonë të dashur ﷺ, gruaja që është pastruar (nga shpifjet) mbi shtatë qiejt, më ka treguar. Prandaj nuk mund ta përgënjeshtrojë atë.” 1

73 – Ibn Abel-Berr ka thënë:

“Sunejd i tha Mukatilit, nga edh-Dhahak bin Muzahim, i cili tha për fjalët e Allahut (te ala):

مَا يَكُونُ مِن نَّجْوَى ثَلَاثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَا أَدْنَى مِن ذَلِكَ وَلَا أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا

“Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave veçse Ai është i katërti; e as mes pesë vetave veçse Ai është i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë.2

“Kam mësuar se edhe Sufjan eth-Theuri ka thënë të ngjashme.” 3


1 Dhehebi ka thënë: Zinxhiri është autentik. (el-Uluv, fq. 71).

2 El-Muxhadilah 58:7.

3 et-Temhid (7/139-142).

Shpërndaje: