Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjeti skelete në vendin ku do të ndërtojë shtëpinë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmim (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/213)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një burrë po gërmonte themelin e shtëpisë së tij dhe gjeti skelete në tokë, të cilat i hoqi. Cili është gjykimi për veprimin e tij?

Përgjigje: Nëse ai është i sigurt ose të paktën ndien fortë se ato janë skelete të muslimanëve, nuk i lejohet t’i heqë. Të vdekurit kanë më shumë të drejtë mbi atë tokë sesa ai. Me varrosjen e tyre në atë tokë, ajo është bërë pronë e tyre. Nuk i lejohet të ndërtojë shtëpi mbi varre të muslimanëve. Nëse është i sigurt që vendi është një varrezë, ai duhet të heqë shtëpinë dhe të lerë që varret të mbeten dhe të mos ndërtohet mbi to. Në këto raste është e detyrueshme t’i drejtohemi autoriteteve përkatëse.

Shpërndaje: