Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (4)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që burri të ulet së bashku me gruan dhe miqtë e tij? Cilat janë kushtet?
Përgjigje: Së pari, Islami nuk i pranon uljet e ngjashme pasi ato konsiderohen si një lloj përzierje mes gjinive.
Megjithatë, nëse dikush e ka patjetër të domosdoshme ta bëjë këtë, kushtet janë të njohura. Mirëpo është e vështirë që ato të zbatohen.
Një nga kushtet është që të gjitha gratë të veshin xhilbabin e tyre sipas Sheriatit në mënyrë që të mos jenë me veshje të bukura që tërheqin vëmendjen. Po ashtu rrobat nuk duhet të jenë të ngushta apo të shkurtra në mënyrë që të shfaqen kërcinjtë, këmbët apo pjesë të ngjashme. Përgjithësisht, kushtet që kemi përmendur në hyrjen e librit “Xhilbab-ul-Mar’ah El-Muslimeh” duhet të plotësohen.
Përveç kësaj tema e bisedës gjatë seancës duhet të jetë me ndrojtje, etiketa dhe respekt. Kjo nënkupton që nuk duhet të flitet për asgjë që i bën burrat, e të mos themi gratë, të buzëqeshin, të qeshin ose të gajasen.
Nëse biseda përmbush këto kushte, atëherë ulja është e lejuar vetëm në rast se është e domosdoshme. Megjithatë, personalisht besoj se është e pamundur që këto kushte të përmbushen, veçanërisht në ditët e sotme.