Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (67)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që gruaja të ulet me burrin e saj dhe mysafirët e tij dhe sillet në mënyrë të sjellshme?
Përgjigje: Ke për qëllim se ata përzihen (burra dhe gra?? Jo, kjo nuk lejohet. Po ashtu them se është e pamundur që kjo sjellje e mirë të mbetet mes dy gjinive pavarësisht sesa të përsosura janë karakteret e tyre.
Kjo përzierje nuk ishte e njohur në kohën e selefëve. Në librin “Edeb-uz-Zafaf” kemi përmendur sesi nusja i shërben burrit të saj dhe mysafirëve. Por kjo është më e kufizuar sesa ajo që përmendet në pyetje. Kjo është pjesë e shërbimit dhe jo gjithçka që përmendet në pyetje. Në këtë rast ajo hyn te ata dhe shërben ushqim dhe pije pa u ulur me ta dhe pa marrë pjesë në ngrënien me ta, gjë që e cila përmendet në pyetje.