Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja ulet me të afërmit e burrit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Fataua El-Kajimeh lil-Usrah El-Muslimeh, fq. 104
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që një grua të ulet së bashku me të afërmit e burrit të saj (në prani të burrit) nëse është e veshur sipas sunnetit?

Përgjigje: Gruas i lejohet të ulet me vëllain, kushëririn dhe me të tjerë nëse është e mbuluar sipas rregullave, duke mbuluar fytyrën, flokët dhe pjesën tjetër të trupit. Kjo sepse ajo konsiderohet auret dhe sprovë. Megjithatë, ndeja nuk duhet të përbëjë gjëra të dyshimta dhe nuk lejohet veçimi (mes gjinive). Sa i përket qëndrimeve në një dhomë të veçuar ose në situata të dyshimta, ato nuk janë të lejuara. E njëjta gjë vlen për qëndrimet që përfshijnë muzikë ose gjëra të tjera të kota.

Shpërndaje: