Alameh Rabi ibn Hadi el-Medkhali
Burimi: Libri ”Hadithe profetike rreth akides dhe pasimit” Hadithi nr 20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Shpëtimi i umetit muslimanë qëndron në pasimin e profetit, ndërsa shkatërrimin i tij qëndron në kundërshtimin e tij ﷺ”
Nga Ebu Musa el-Eshari (radijAllahu anhu) i cili tha se profeti ﷺ ka thënë:
“Shëmbulli im dhe asaj me të cilën më ka dërguar Allahu është si shembulli i njeriut i cili erdhi tek populli i tij dhe ju tha: “O populli im, vërtet unë kam parë ushtrinë e armikut me sytë e mi dhe vërtetë unë po ju paralajmëroj, prandaj shpëtone veten duke ikur”. Kështu që një pjesë e popullit të tij ju bindën atij dhe në mbrëmje ikën në paqe dhe rehati, dhe shpëtuan. Dhe një pjesë nuk e besuan atë, kështu që ushtria i sulmoi ata në mëngjes, i shkatërroi dhe i shfarosi ata. Ky është shembulli i atyre që mu bindën mua dhe pasuan mesazhin tim, dhe shembulli i atij që tregoi mosbindje dhe përgënjeshtroi të vërtetën me të cilën kam ardhur.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Allahu e dërgoi profetin e Tij Muhammedin ﷺ me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë. Dhe ai erdhi me mrekullira të mëdha sheriatike dhe kozmologjike, dhe me prova të qarta, të fuqishme dhe të vërteta që tregojnë se ai është duke thënë të vërtetën, dhe se ajo me të cilën erdhi është e vërtetë, dhe se ai vërtetë është një i dërguar prej Allahut.
Kështu që i bësuan dhe iu bindët ata të cilët dëshiroi Allahu që të jenë banorë të xhenetit dhe të shpëtojnë nga hidhërimi i dhe ndëshkimi i Tij.
Ndërsa nuk i besuan mendjemëdhenjtë, kokëfortët, ata me pozita të larta të cilët u goditën nga zemërimi i Allahut dhe të cilët merituan shkatërrimin dhe dënimin e ashpër si shpërblim për mohimin e tyre, kryelartësinë, refuzimin, kokëfortësinë, pasimin e epsheve të tyre dhe për shkak se ata nuk ju nënshtruan të vërtetës.
Pra, i dërguari i Allahut ﷺ dha një shëmbull të gjendjes së tij dhe të asaj me të cilën erdhi, të vërtetën e qartë dhe se çfarë do të thotë ta besosh dhe t’i bindesh atij, dhe çfarë do të thotë ta mohosh, ta kundërshtosh dhe të shkosh kundër tij.
Ai krahasoi këtë me gjendjen e këtij njeriu të siqnertë i cili ishte i sinqertë dhe serioz kur ai e paralajmëroi popullin e tij dhe brengosej për shpëtimin e tyre nga rreziku i papritur që erdhi me këtë ushtri të papritur.
Pra, ai që e besoi atë dhe iu bind atij, dhe mori hapat e nevojshëm në mënyrë që t’i shpëtojë rrezikut të kësaj ushtrie, ai shpëtoi. Dhe ai që nuk i besoi atij, tregoi mosbindje dhe e mori me lehtësi këtë rrezik, u godit nga rrezikshmëria e armikut dhe në këtë mënyrë u shfarosën.
Në mënyrë të ngjashme do të përfundojnë këta popuj tek të cilët është dërguar profeti ﷺ.
Pra, ata që i besuan dhe iu bindën atij bëhen të lumtur në këtë jetë dhe në tjetrën dhe do të kenë shpërblimin dhe nderin më të madh nga Allahu dhe njëkohësisht shpëtojnë nga dënimi i kësaj jete dhe nga poshtërimi në jetën tjetër.
Dhe kushdo që e mohon atë, i tregon atij mosbindje, e kundërshton mesazhin e tij dhe nuk brengoset në lidhje me këtë udhëzim me të cilën ai erdhi në formën e Kuranit dhe sunnetit bëhet objekt i zemërimit të Allahut dhe paknaqësisë së Tij, dhe ai goditet nga ndëshkimi dhe katastrofa në jetën e kësaj bote dhe nga dënimi i gjatë në botën tjetër.
“Dhe kushdo që kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, atëherë vërtet që për të është zjarri i xhehenemit për të banuar në të përgjithmonë.” [72:23]
Mësimet që nxirren nga ky hadith:
1 – Stili i të shprehurit të profetit ﷺ kur është fjala për të dhënë shëmbëlltyra që janë të vërteta dhe të përshkruara mirë.
2 – Zelli i tij ﷺ që njerëzit të udhëzohen.
3 – E vërteta dhe e qarta me të cilin ai erdhi.
4 – Se fitorja dhe lumturia arrihet duke i besuar atij, duke iu bindur atij dhe duke pasuar atë me të ciliën ai erdhi.
5 – Se dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi në jetën e kësaj bote dhe të ardhshmën do ta godas atë që e mohon atë, e kundërshton dhe i tregon atij mosbindje.