Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/176)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi nëse myezini harron të thotë: es-salatu khajrun minen-neum (namazi është më i mirë se gjumi)?
Përgjigje: Është e njohur tek dijetarët se ezani i tij është i vlefshëm. Kjo frazë e ezanit të sabahut është vetëm e rekomanduar dhe jo e detyrueshëm. Dëshmia për këtë është se Abdullah bin Zejd -radijAllahu anhu- nuk e pa atë në ëndrrën e tij kur ëndërroi për ezanin. Pra kjo frazë nuk është kusht. Megjithatë, është më e mira që myezini ta lexojë atë kur të hyjë koha e namazit por nuk ka asgjë të keqe nëse nuk e bën këtë.