Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/99)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 59: A duhet gruaja që përfundon periudhën e saj mujore ose lehoninë të agjërojë pjesën e mbetur të ditës?
Përgjigje: Jo, ajo nuk është e detyruar të agjërojë pjesën e mbetur të ditës. Ajo mund të vazhdojë të hajë dhe të pijë. Fakti që duhet ta kompensojë atë ditë më vonë tregon se nuk ka asnjë obligim për të agjëruar pjesën e mbetur të saj. Ky është mendimi i Malikut, Shafeiut dhe Ahmedit -rahimehumullah- sipas një transmetimi.
Është transmetuar se Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë: “Kushdo që ha në fillim të ditës, i lejohet të hajë edhe në fund të saj.”
Pra, ai që ka një arsye të vlefshme për të mos agjëruar në fillim të ditës, i lejohet të mos agjërojë edhe në pjesën e mbetur të saj.