Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 94-95
www.perlatmuslimane.com
E katërta – Shejkh Abdullah Ibn Xhibrin tha:
“Në qoftë se është kështu, se ata ranë në gabime të vogla sikurse keqinterpretimi [i emrave të Allahut] dhe të ngjashme, kështu që askush nuk ka thënë se ata janë kufarë.”
Së pari, nuk është e lejuar të thuhet se gabimet e përmendura janë të vogla. Në fakt ato janë të rrezikshme. Por unë kam një mendim të mirë për shejkhun dhe e arsyetoj atë, se ai nuk kishte dije rreth këtyre gabimeve që janë jashtëzakonisht të rrezikshme për të rinjtë të cilët janë të bindur në menhexhin e Sejid Kutubit dhe Hasan el-Bennës rreth davetit dhe luftës. Ata mendojnë se ai është i qartë dhe ai është që mund të shpëtoj botën nga e keqja dhe shkatërrimi edhe pse kjo do të marrë kohë dhe do të marrë jetë. Prandaj unë kam një mendim të mirë për shejkh Abdullahun pasi që ai është një prej dijetarëve Selefi, siç është e njohur mirë.
Së dyti, unë dua të sqaroj fjalët e tij:
“… kështu që askush nuk ka thënë se ata janë kufarë.”
Unë nuk di që dikush që ka shkruar në lidhje me idetë dhe metodologjinë e Sejid Kutubit dhe pos kësaj thotë se ai ishte kafir. Kjo vlen si për mosbesimin akaidik ashtu edhe për mosbesimin praktik. Megjithatë, ata thonë se ata kanë gabuar dhe kanë rënë në shumë gabime. Ne kemi përmendur tashmë disa. Librat që janë përqendruar më shumë në to janë librat e shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhalis. Edhe pse librat janë në dispozicion, të përhapura dhe janë lexuar, ne nuk kemi parë dikë që në mënyrë të qartë thotë se Sejid Kutubi është kafir. Prandaj, është e detyrueshme të jesh preciz kur kritikon dhe kur mbron një metodologji të veçantë ose individë të caktuar në mënyrë që t’i shpëtosh dënimit në ditën e gjykimit.