Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kombinimi mes dy haditheve në lidhje me agjërimin në muajin Sha’ban

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauiah (15/384-385)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kam lexuar në Sahih-ul-Xhami se Ebu Hurejrah rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Kur të ketë arritur gjysma e muajit Sha’ban, mos agjëroni deri sa të vijë Ramazani.”

Transmeton Ibn Maxheh (1651).

Ka megjithatë, një hadith tjetër në të cilën Aishah-radijAllahu anha- ka thënë:

“Muaji më i dashur për profetin ﷺ për ta agjëruar ishte Sha’bani, pastaj e ngjiste me Ramazanin.”?

Transmeton Muslimi 1156.

Si mund të kombinohen këto dy hadithe?

Përgjigje: Profeti ﷺ kishte zakon të agjëronte tërë muajin Sha’ban ose shumicën e tij, siç është transmetuar në mënyrë autentike nga Aishah dhe Umm Selemeh -radijAllahu anhuma-.

Sa i përket hadithit që ndalon agjërimin pas gjysmës së Sha’banit, ai është i saktë siç ka thënë vëllai ynë, alameh dhe shejkh Nasirudin El-Albani. Megjithatë, kjo ndalesë vlen vetëm për ata që nuk kanë filluar të agjërojnë më herët gjatë muajit.

Ndërsa ata që kanë filluar të agjërojnë më herët është prej sunnetit të vazhdojnë me agjërimin e shumicës ose edhe të gjithë muajin.

Shpërndaje: