Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Konflikt fqinjësh për një varrezë të dyshuar

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/195)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë zotëroj një tokë pranë disa pronave të njerëzve. Kjo tokë e cila më parë përbëhej nga grumbuj zhavorri e kam rigjallëruar me mbjelljen e tamarikëve1 që 43 vite më parë. Përveç kësaj kam dokumente ashtu edhe leje nga komuna për ndërtimin dhe vendosjen e ndërtesave mbi këtë tokë. Banorët e tjerë kanë protestuar kundër ndërtimit tim duke argumentuar se toka përmban disa varre. Këta njerëz janë fqinjët e mi dhe kanë blerë tokat e tyre së fundmi. Ata kanë dashur ta blejnë tokën nga unë por unë kam refuzuar pasi dëshiroj të jetoj aty. Kam bërë gërmime në tokë për të gjetur ndonjë varr por pa sukses. Asgjë nuk tregon se toka përmban varre. A të qëndrojë aty apo të largohem?

Përgjigje: Nëse ke gërmuar mjaftueshëm thellë për të zbuluar ndonjë varr të mundshëm dhe nuk ke gjetur asgjë, nuk ka asnjë të keqe për ty që të qëndrosh aty, përderisa nuk dëshmohet se toka përmban varre.


1Tamarikë (latinisht: Tamarix) janë një gjini bimësh që përfshin shkurre dhe pemë të vogla që rriten në toka të thata dhe të njelmëta. Janë bimë të qëndrueshme që shpesh përdoren për të stabilizuar dunat e rërës, për të parandaluar erozionin dhe për të krijuar hije në zona shkretinore ose bregdetare. Tamariskët kanë gjethe të imëta dhe të dendur si pendë, si dhe lule të vogla që zakonisht janë rozë ose të bardha.

 

Shpërndaje: