Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur profeti ﷺ u ngrit në këmbë për kortezhin e një çifuti

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (4/501)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari -rahimahullah- ka thënë:

49 – Kapitull për atë që ngrihet për kortezhin e një xhenase çifuti

Xhabir bin Abdilah -radijAllahu anhuma- rrëfeu:

“Përpara nesh kaloi një xhenaze. I dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në këmbë, prandaj u ngritëm edhe ne.

I thamë: “O i dërguari i Allahut, kjo qe xhenazja e një çifuti.”

Ai ﷺ tha: “Sapo të shihni një xhenaze, ngrihuni në këmbë.”

Transmeton Bukhari (1311) dhe Muslimi (960).

Duket se profeti ﷺ u ngrit në këmbë për kortezhin e çifutit, por ai nuk e bëri këtë as nga respekti dhe as nga madhërimi; ai e bëri këtë nga frika për vdekjen, siç përmendet në disa formulime ku ai ﷺ tha:

“Vërtet, vdekja është tmerr.” 

Transmeton Muslimi (960).

Pra ngritja në këmbë nuk ka për qëllim respektin për kortezhin e xhenazes por frikën dhe tronditjen që ndjen njeriu kur sheh një kortezh xhenazeje.

Shpërndaje: