Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kur thuhet es-salatu khajrun minen-neum? (2)

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Tamam-ul-Minneh, fq. 146-147
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është e ligjësuar që të thuhet në ezanin e parë të sabahut:  

“Es-salatu khajrun minen-neum (namazi është më i mirë se gjumi).”

Që bëhet rreth një çerek ore para hyrjes së kohës së namazit (të sabahut).

Ibn Umeri -radijAllahu anhuma- ka thënë:

Kjo thuhej në ezanin e parë, pas fjalëve:

“Hajje alel-felah (ejani në shpëtim)”,

thuhej:

“Es-salatu khajrun minen-neum (namazi është më i mirë se gjumi).”

Kjo është transmetuar nga Bejhaki (1/423) dhe Et-Tahauiu në Sherh-ul-Me’ani (1/82) me një zinxhir të mirë transmetimi, ka thënë Hafidh Ibn Haxheri.

Shpërndaje: